Veseli: Zgjedhjet në fund të shtatorit, ne do të fitojmë!

kadri-veseliZëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani. Më kryeqytetin gjerman ka zhvilluar takime me deputetë nga radhët e Partisë Demokristiane të Gjermanisë (CDU), Peter Bayer dhe Johann wadephul, që të dy bashkëpunëtorë të kancelares gjermane Angela Merkel.
Në një intervistë për Deutsche Welle, Veseli, tha se takimet me zyrtarë të CDU-së kanë qëllim thellimin e bashkëpunimit. Sipas tij, PDK “ka synime të ngjashme me këtë parti”.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat pret që të mbahen në javën e fundit të shtatorit, PDK synon mandatin e tretë, sikurse CDU.

“PDK edhe në zgjedhjet lokale ka qenë subjekti më i fuqishëm politik. Ne do të shpalosim programin tonë drejt integrimeve evropiane, drejt shtetit ligjor, drejt një shteti të zhvilluar dhe të fuqishëm ekonomik. Gjithsesi presim të fitojmë edhe mandatin e tretë me radhë”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se po analizohen humbjet e disa komunave në zgjedhjet lokale, e sidomos ato në rundin e dytë, në mënyrë që të mos lënë vend për befasi në zgjedhjet nacionale.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit