U shënua manifestimi tradicional poetik “Ditët e Lidhjes” në Prizren

Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” – Prizren organizoi sot manifestimin e 31-të tradicional poetik “Ditët e Lidhjes”. Ky aktivitet u mbajt për të shënuar përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Poetët fillimisht vendosën lule në memorialin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe më pas defiluan nga Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deri te Muzeu Arkeologjik.

Gjatë orës letrare të manifestimit “Ditët e Lidhjes”, poetët lexuan poezitë e tyre, duke sjellë frymën poetike dhe historike të kësaj ngjarjeje të rëndësishme për kulturën shqiptare./PrizrenPress.com/

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit