Litani e këputur nga rrufetë

Enver Sulaj

Në qiellin me re
Harta duket e copëtuar
Si rrëfimi i harruar.

Ulpianë,
Ta pashë shtatin e lashtë
Gurët si gjurmë loti
e litani e këputur nga rrufetë.

Kur t’i farkojnë armët
Kalorësit do të vijnë përsëri
Me “Te deum”-in përvajshëm
Për t’i prekë plagët tua
E për të uruar si kreshnikët dikur
Në ritin për plagët e reja.

Ulpianë, 14 qershor 2024

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit