Buzëqeshje e pikturuar

Sahit Osmani

Me ngjyrat dhe aromat e dashurisë
e pikturova buzëqeshjen tënde
ndonëse furçën ma e trazonte era
vështrim i përndezur më forconte

Doja t’i nxirrja të fshehtat në dritë
pa maskën që ndërthurë të keqen
i mbidashuruar sa s’ka më në jetë
i largova t’gjitha ngjyrat e vdekjes

Më turbullonin ndjenjat me dyshim
m’i ndërprisnin hovet e frymëzimit
dukej se s’më shikonin me adhurim
dashuria që më magjepste shpirtin

Tani ti je largë, e lirë, dhe e çliruar
nëpër rrugët e panjohura të botës
me buzëqeshjen tënde të pikturuar
më shikon me shikim shpërfillës !

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit