Prizerenasit të mllefosur me rritjen e çmimit të ujit të pijes

uji 3Qysh me fillimin e këtij viti qytetarët e Prizrenit janë ndëshkuar nga ZRRUK me ngritjen e çmimit të ujit të pijes. Ndonëse është një shtrenjtim jo i madh, qytetarët mendojnë se ky veprim është i pa përballueshëm për xhepin e tyre në këtë kohë kur papunësia është e lartë nga njëra anë, e nga ana tjetër rrogat nuk janë aspak të favorshme. E përfaqësuesit e kompanisë së ujit mendojnë se kjo ngritje nuk i dëmton konsumatorët. Ndryshe për konsumatorët e amvisërisë çmimi është ngritur nga 0.35 €/m3 në 0.36 €/m3, kurse për bizneset e institucione tjera tarifa volumetrike është rritur

Qytetari Petrit Besimi nga Prizreni shprehet i mllefosur me vendimin për ngritjen e tarifave të ujit të pijes. Këtë lajm porsa e kishte marrë nga mjetet e informimit ky qytetar menjëherë ishte ankuar tek kompania regjionale e Ujit në Prizren. Petriti thotë se në këtë kohë kur papunësia është e lartë dhe pagat e të punësuarve nuk janë aspak të mira çmimet duhet të ulën e jo të pësojnë ngritje qysh në fillim vit.

E më të zëshmit për këtë vendim janë banorët e atyre lagjeve që përballen me reduktime të ashpra të ujit të pijes, të cilët në mungesë po i shfrytëzojnë puset për ta siguruar atë,shkruan rtk.

Mirëpo, menagjeri për konsumatorë i “Hidroregjionit Jugor”, në Prizren, Hysni Ahmeti mendon se ngritja e tarifave të ujit të pijes për një cent në metër kub nuk e dëmton gjepin e konsumatorit. Ai madje mendon se ky shtrenjtim do t’i vetëdijësojë konsumatorët që ta kursejnë ujin e pijshëm këtyre ditëve kur nevojat për konsum po shtohen.

Megjithatë, Ahmeti u bën thirrje qytetarëve që t’i paguajnë borxhet e akumuluara, të cilat vetëm për vitin 2013 sillen rreth një milion euro.

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit