Malisheva del me njoftim për biletat e ndeshjes kundër Buducnostit

Malisheva të enjeten me 11 korrik e luan ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Konferencës.

”Torrando” do të përballet me skuadrën nga Mali i Zi, Buducnost Podgorica.

Skuadra e Malishevës ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje ditën e hënë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, më fillim nga ora 17:00.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5€, ndërsa në Perëndim 10€.

”Biletat nga nesër mund të blihen në bulevardin e qytetit, në Malishevë, ose ditën e ndeshjes, në Podujevë, afër stadiumit “Zahir Pajaziti” thuhet në njoftim.

Më Shumë

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Lajmet e Fundit