Para seancës në Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kravata

Një zhvillim i paprecedent ka ndodhur në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Para nisjes së seancës së sotme, Jakup Krasniqit i është hequr kravata që e kishte veshur. Nuk dihet nëse ishte kollarja e famshme me shqiponjë e flamur kombëtar.

Shqetësimin e ka ngritur avokatja e Jakup Krasniqit, raporton Nacionale.

“Z.Krasniqi këtë kollare e ka veshur edhe herave të tjera, a mund ta dimë pse i është hequr kollarja?”, tha ajo.

Gjyqtari i rastit tha se do të kërkojnë informacione pse një gjë e tillë ka ndodhur.

Më Shumë

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Lajmet e Fundit