Mbrëmë nisi edicioni i 23-të i Dokufest-it

Në Prizren ka nisur mbrëmë edicioni i 23-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, Dokufest.

Festivali do të zgjasë deri më 10 gusht. Në repertorin e këtij edicioni janë 240 filma, nga të cilët 109 do të garojnë në tetë kategori.

Përveç Kosovës, ka edhe rreth 100 filma të shkurtër nga e gjithë bota, në mesin e tyre edhe filma shumë cilësorë edhe nga rajoni. Sipas drejtorit ekzekutiv të Dokufestit, Veton Nurkollari, nga rajoni veçohen filmat nga Bosnje e Hercegovina.

Fokusi i Dokufest-it të këtij viti është Ukraina, por po ashtu do të shfaqen edhe më shumë filma nga Gaza. Disa nga ta janë bashkëprodhuar nga autorë palestinezë dhe izraelitë.

“Gjithçka është gati për të filluar. Presim një numër të ftuarve nga e gjithë bota dhe adhuruesit e filmit do të shijojnë krijimet me cilësi të lartë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Veton Nurkolari, para nisjes së festivalit.

Dokufest-i është renditur i 25-ti në listën e festivaleve më të mira në botë të kësaj kategorie./https://www.evropaelire.org

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit