18 C
Prizren
E diel, 27 Prill, 2025

Festivali i vallëzimit ishte në Prizren

Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit “Newborn Kosova2024”, po zhvillon edicionin e tretë, e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Festivaleve të Vallëzimit. Kjo ngjarje ka për qëllim të promovojë kulturat e ndryshme botërore përmes valleve tradicionale.

Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit “NewBorn Kosova” ka nisur edicionin e tretë, i cili ka për qëllim promovimin e kulturave të ndryshe botërore përmes vallëzimeve tradicionale.

“Puna e artit puna e kulturave të ndryshme pra secila e ka ndjeshmërinë e vet dhe ne nuk e kemi atë program që të caktohet një herë një grup pastaj mos të lëvizin kështu që në kuadër nga grupi që vije edhe sfidat të gjitha shfaqen por që janë të mirëseardhura sepse kjo e bënë të veçantë një festival..”, tha Zymrije Grajçevci, drejtoreshë për FIDAF Kosova dhe “Newborn Festival”.

Për anëtarin e jurisë profesionale, Vinset Reyes, është kënaqësi të bëjë vlerësimin e artistëve ndërkombëtarë.

“Jam shumë i nderuar të jem këtu vi nga një vend i vogël dhe të jem këtu për të festuar, për tu bashkuar në festivalin e vallëzimit dhe muzikës pra është nder”, tha Vinset Reyes – Guam.

Në këtë edicion, interesimi i grupeve artistike nga nëntë shtete ishte i madh, të cilat do të performojnë dhe konkurrojnë për tri premitë kryesore.

” E ka fituar një renome festivali në spektrin botëror të federatës edhe në momentin kur po del shpallja që NewBorn- i kemi shumë kërkesa e kemi një grup që e bën seleksionimin dhe po duam t’i japim më shumë kolorit kësaj pjesës së përzgjedhjes”, tha Qëndrim Lluka, drejtor i Marketingut në Festivalin “NewBorn Kosova”.

Festivali “NewBorn” është një ngjarje që sjell frymë të re në skenën kulturore dhe artistike të Kosovës, duke paraqitur një platformë për shkëmbim të eksperiencave dhe njohje të kulturave të tjera.

Artistët nga nëntë shtete performojnë valle tradicionale dhe garojnë për çmimet kryesore.

Më Shumë

Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten zhvillime konvektive...

Përurohet ura në Rogovë të Hasit, Kurti: Lajm i mirë për hasjanët

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë përuruar urën në Rogovë të...

Lajmet e Fundit