Ronaldo lavdëron Yamalin: Talent i madh, me shumë potencial

Cristiano Ronaldo vazhdon t’i bëjë njerëzit të flasin për veten e tij dhe këtë e bën edhe kur flet për të tjerët. Në intervistën e tij të gjatë të publikuar në kanalin e tij në “YouTube”, portugezi lavdëroi yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

“Unë shoh shumë talent tek ai, një potencial të madh. Është një talent i madh. Kur je kaq i ri, ke nevojë edhe për fat. Shpresoj që ai të mos hasë probleme. Ai mund të përmirësohet shumë”, ka thënë CR7. Sulmuesi i Barcelonës, i lindur në vitin 2007, në fakt është bërë lojtari i parë që ka luajtur 11 ndeshje të Lagës së Kampionëve para moshës 18-vjeçare, duke tejkaluar Youri Tielemans, Jude Bellingham dhe Warren Zaire-Emery (10 secili). Shifra që konfirmojnë për të disatën herë talentin e kristaltë të futbollistit të rritur në “La Masia”.

Më Shumë

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit