3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Dorëheqja e Rektorit nuk vihet më në pyetje

RektoriatiNjë grup i studentëve u mblodhën të premten para dyerve të Rektoratit, duke kërkuar dorëheqjen e Rektorit Ibrahim Gashi.

Arsyet e kësaj proteste kanë të bëjnë me aferat e fundit, që kanë implikuar profesorë dhe anëtarë të tjerë të stafit menaxhues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Profesori i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Arben Hajrullahu, që ka qenë mjaft kritik për ndodhitë e fundit në UP, në një deklaratë për lajmi.net, thotë se më nuk duhet të shtrohet pyetja se a duhet që Rektori të japë dorëheqje, por duhet diskutuar mënyra se si do të vazhdohet puna me njerëz më kompetentë në krye të UP’së.

“Unë mendoj që nuk është më pyetja e duhur që a duhet të japë (Rektori Ibrahim Gashi) dorëheqje apo jo. Unë mendoj që po”, thotë Hajrullahu në pyetjen se a duhet Rektori Ibrahim Gashi të japë dorëheqje.

“Por duhet të jetë ajo që të diskutohet për mënyrën me qëllim që institucioni të vazhdojë të udhëhiqet nga njerëzit e ardhshëm më kompetentë dhe më të ndershëm, posaçërisht sa i përket çështjeve akademike, që nuk shkaktojnë skandale të quajtura të tipit indian”.

Profesor Hajrullahu thotë se ka shumë persona që janë përgjegjës për gjendjen në të cilën është aktualisht UP’ja. Njëri prej tyre, sipas tij, është edhe menaxhmenti aktual.

“Ka më shumë se sa një përgjegjës por definitivisht ndër përgjegjësit kyç për këtë gjendje është menaxhmenti aktual”.

Arben Hajrullahu thotë të jetë njoftuar përmes medieve për protestën e sotme dhe se nuk ka marrë pjesë në të pasi që nuk është student. Ai thotë se po të ishte student i Universitetit të Prishtinës do të reflektonte në atë se a do të merrte pjesë.

“Sikur të isha student i Universitetit të Prishtinës me siguri do të reflektoja a do t’i bashkëngjitesha protestës a jo. Por, unë tashmë jam në një pozitë tjetër, jam mësimdhënës”.

“Për protestën e studentëve dhe unë jam njoftuar për këtë prej mediave. Ndër të tjera unë në atë kohë kam pasur edhe provime”.

Sipas Hajrullahut, forma më e mirë për të zgjedhur këtë problem nuk janë protestat por ky problem duhet adresuar në organet kompetente.

“Unë për këtë temë jam prononcuar më shumë se një herë, por besoj që kjo gjë do të duhej të ndodhte përmes organeve kompetente”.

“Por studentët dhe çdo kush tjetër e ka dhe duhet ta ketë lirinë e shprehjes, përfshirë edhe lirinë e protestës”, ka thënë Arben Hajrullahu.

Më Shumë

Zafir Berisha garën për deputet e fillon nga vendlindja

Kandidati për deputet i koalicionit Nisma-AAK, Zafir Berisha, ka filluar betejën politike për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nga fshati i lindjes, Billushë. “Ky është...

Haxhi Shala deklarohet fajtor

Haxhi Shala të hënën në Hagë ndryshoi deklarimin rreth fajësisë, ai tani pranoi fajësinë sipas marrëveshjes që ka arritur me Prokurorinë. “Unë nuk kam qenë...

Lajmet e Fundit