1.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Gjashtë të arrestuar nga aksioni kundër fajdesë në Prizren e Suharekë, u sekuestruan 20 njësi banesore dhe lokale afariste

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksionin “Milioni” kundër fajdesë të zhvilluar dje në Prizren e Suharekë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Kriemeve të rënda ka realizuar operacion në regjionin e Prizrenit dhe të Suharekës në gjashtë lokacione të ndryshme.

Aty bëhet e ditur se janë arrestuar gjashtë burra për veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.

“Gjatë operacionit policor është zbatuar urdhër-kontrolli i gjykatës në vendbanimet e personave të dyshuar ku janë sekuestruar 20 njësi banesore dhe lokale afariste, 5 automjete, 5 armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, kontrata, para kontrata, të holla të gatshme, prova digjitale, si dhe janë bllokuar llogarite bankare të personave të dyshuar”.

Sipas policisë, vlera e përfituar nga veprimtaria e fajdesë në këtë rast e kalon shumën mbi 1 milionë euro.

“Të dyshuarit në këtë rast me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës. Të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga viktima shuma të mëdha të parave si dhe prona të paluajtshme dhe të luajtshme si formë e interesit nga veprimtaria e fajdesë, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Lajmet e Fundit