4.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

U mbajt konferenca për avancimin e arsimit në Prizren

Sot, u mbajt konferenca lansuese e projektit “Ngritja e kompetencave profesionale përmes zhvillimit profesional në fushën e menaxhimit, vlerësimeve, mendimit kritik dhe gjithë përfshirjes”.

Ky projekt financohet nga Komuna e Prizrenit dhe implementohet nga Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit, me qëllim të avancimit të cilësisë së arsimit në këtë komunë.

Në këtë ngjarje morën pjesë nënkryetari i Komunës, Kujtim Gashi, dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsimin (DKA), Luljeta Veselaj-Gutaj. Të dy përfaqësuesit theksuan rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e arsimit dhe përshpejtimin e cilësisë në institucionet arsimore.

“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit arsimor në Prizren”, tha Gashi.

“Objektivi ynë kryesor është skanimi i gjendjes aktuale në arsimin e Prizrenit dhe ngritja e performancës së personelit menaxhues dhe arsimor përmes trajnimeve dhe zhvillimit profesional”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

 

Po ashtu, Veselaj-Gutaj theksoi se “hartimi i një Strategjie 5-vjeçare për Arsimin Parauniversitar do të jetë një bazë e fortë për të garantuar një arsimim më cilësor për të rinjtë tanë.”

Ky projekt synon të ndihmojë në krijimin e një ambienti arsimor më të mirë, duke u fokusuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe promovimin e gjithë përfshirjes në arsim. Me iniciativat e tilla, Komuna e Prizrenit dëshiron të sigurojë që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të barabarta për të arritur suksesin akademik dhe profesional.

Më Shumë

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

Prizreni plaifikon zgjerimin e ndriçimit publik nëpër lagje e fshatra

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Islam Ukaj, ka bërë të ditur se po punohet për zgjerimin e ndriçimit publik nëpër lagjet...

Lajmet e Fundit