10.8 C
Prizren
E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Diskutohet siguria dhe aktivitetet kundër dhunës me bazë gjinore në Suharekë

Në takimin e rregullt të Koordinimit Lokal për Siguri, nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, prezantoi një pasqyrë të aktiviteteve të realizuara gjatë dy javëve të fundit, duke nënvizuar përkushtimin e komunës në kuadër të fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Baza Gjinore”.

“Në këtë kuadër, u diskutuan edhe veprimtaritë e ardhshme për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të forcuar masat kundër dhunës”, thuhet në njoftimin e komunës, përcjell PrizrenPress.

Gjithashtu, togeri i stacionit policor në Suharekë, Bashkim Gashi, raportoi për situatën aktuale të sigurisë, duke vlerësuar periudhën si të qetë dhe stabile. “Janë realizuar 13 vizita në shkolla, 10 vizita në komunitete, lëshimi i 470 tiketave dhe 10 urdhëresave”.

Takimi përfundoi me thirrjen për vazhdimin e bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe qytetarëve për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien në konunitet./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Të lumtë Lumbardh!

Lumbardh Dellova, i cili shkëlqeu në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Rumanisë, ka bërë një veprim që tejkalon sportin. Me një performancë të jashtëzakonshme...

Pesëshja e javës në Superligën e Basketbollit të femrave

Basketbollistja më e mirë e kësaj xhiro ishte Amari Heard nga KBF Bashkimi, e cila arriti dyshifror të dyfishtë me 23 pikë, 10 kërcime...

Lajmet e Fundit