Vjeshtë

Hajdar Mallaku

Fletët e zbehta e të përgjumura
Kalamenden, e humbin sigurinë,
Anohen, hepohen e posht bijnë
Në çilimin e vakët që e valëvit era.

S’është ky det i vdekur
Që e vajton vit e stinë;
Janë mbyllur llogaritë e verës
Stinë e pjekur sytë na i ngin.

Kujdes! Pashtriku vuri plisin e bardhë
Një këshillë e një kumt nga goja do t’i dalë:
“Bëhuni gati, o ju të pasur e bujarë
Të varfërit janë gati, ofrojani dorën e mbarë”.

Unë dhe vjeshta jemi moshatarë,
Shetisim bashkë e përshpërisim në vesh
Ajo mua shtatëdhjetë e tetë urime
Unë asaj vetëm përtërirje të mbarë.

Sa llogari dhashë për pranverë e verë
Deri sa e shkarkova trastën me pemë
Do doja ta dija për shijen që kishin,
Koha sa aromë do kishte përherë.

Aty dy të rinj mbahen të shtrënguar,
I shoh me zili dhe më duken si një
S’di pse në vjeshtë i fshihen pranverës
Do ta kalojnë dimrin me afshe të nxehta.

Nga frika se po e humbin përgjithmonë gjelbërimin
Tërë bota murrtohet, hesht e zbehet,
Vetëm plaku në sheti dredh mustakun
Pushon mbi shkop, ofshan e në kujtime prehet.

Më Shumë

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit