12.6 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Bashkimi fiton në derbin e qytetit

Bashkimi ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultatin 103:89 (23:20, 29:19, 25:19, 26:31), në javën e dhjetë të ProCredit Superligës.

Një përballje shumë interesante u zhvillua në Prizren, ku të dy skuadrat dhanë gjithçka në parket për të arritur fitore.

Çereku i parë u mbyll me një epërsi të vogël 23:20 për Bashkimin, ndërsa në çerekun e dytë skuadra e Bashkimit tregoi një performancë më të mirë, duke e mbyllur me shifrat 29:19. Kështu, pjesa e parë përfundoi me një epërsi për Bashkimin, 52:39.

Pjesa e dytë nisi më e barabartë, por më vonë Bashkimi tregoi superioritet, duke e mbyllur çerekun e tretë me rezultat 25:19. Në dhjetë minutat e fundit, Proton Cable Prizreni u tregua më i fuqishëm, duke fituar çerekun 26:31, por Bashkimi e siguroi fitoren me rezultatin përfundimtar 103:89.

Më i miri te Bashkimi ishte Jayveous McKinnis me 24 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa te Proton Cable Prizreni, Lenzelle Smith Jr. ishte lojtari më i mirë, duke kontribuar me 25 pikë, 11 kërcime dhe 5 asistime.

Pas kësaj ndeshje, Bashkimi ka 8 fitore dhe 2 humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni ka grumbulluar 2 fitore dhe 8 humbje pas dhjetë javëve të zhvilluara në ProCredit Superligë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drini i Bardhë prezanton afrimin e ri, Feldis Mustafi Pelje

Klubi i futbollit Drini i Bardhë ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Feldis Mustafi Pelje, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri garues,...

Abrashi: PDK-ja po dëshmon mungesë parimesh në çështjen e zgjedhjes së Presidentit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me mundësinë...

Lajmet e Fundit