Kontrabandim me migrantë – Arrestohet një person në Prizren

Një person në Prizren ka përfunduar në prangat e policisë pasi që i njëjti dyshohet për kontrabandim me migrantë.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës.

‘KONTRABANDIM ME MIGRANTË

Vërmicë, Prizren / 10.12.2024 – 22:25. Njësia policore ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari m/k në të cilën ishin edhe katër persona tjerë shtetas të huaj. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa personat që ishin në veturë janë dërguar në Qendrën për Azil’’, ka njoftuar policia.

Më Shumë

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Lajmet e Fundit