6.1 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Rugova: Pajtohem me Eqën, në LDK ka njerëz të shitur

HakiRugova-ldk14Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se pajtohet plotësisht me deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Eqrem Kryeziut, i cili ka thënë se në LDK ka edhe njerëz të shitur të cilët, sipas tij, dëshirojnë ta shkatërrojnë këtë parti.

Haki Rugova nuk ka dashur të flasë me emra se kush mund të jenë njerëzit e shitur në LDK, por ka sugjeruar që për këtë çështje të pyetet bashkëpartiaku i tij. “Pajtohem plotësisht me atë që ka thënë Eqrem Kryeziu. Nuk e di se kush janë ata njerëz, pyetni Eqremin, por unë pajtohem me të”, ka thënë Rugova për “Epokën e re”.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, në një intervistë për “Epokën e re”, i pyetur se a ka njerëz të shitur brenda LDK-së, është përgjigjur: “Natyrisht. Unë thashë se këto gjëra i bëjnë partitë e tjera, madje kjo praktikë ndodh edhe në vendet e stabilizuara. Ju keni pasur rastin që njerëz të qeverive shumë demokratike janë shitur, e lëre më këtu të ne që jemi ngushtë dhe për pak shitemi, sepse është varfëri e madhe. Pra, në këto rrethana mund të bësh lehtë tregti me moral, veçanërisht në rastet kur nuk e ke pasur kurrë”. Sipas Kryeziut, këta njerëz blihen për pak para. “Unë e di se një kohë të gjatë këtu njerëzit komprementohen nga partitë e tjera dhe shiten për 30 aspra ose 30 groshë. Metoda të tilla përdoren, pothuajse gati janë të lejueshme, edhe pse nuk janë burrnore. LDK-ja duhet t’u kundërvihet këtyre metodave”, është shprehur Kryeziu.

Ndërkaq duke folur rreth shtimit të zërave për dorëheqjen e Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të LDK-së, Kryeziu ka thënë se Mustafa nuk ka asnjë arsye të japë dorëheqje nga pozita të cilën është duke e ushtruar. “Isa Mustafa nuk e ka pasur rastin ta dëshmojë lidershipin e tij. Të them të drejtën, me një rrugëtim të tillë, kërkesa për dorëheqje nuk është e ndershme”, ka thënë Kryeziu, duke shtuar se është kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme në LDK. “Me emër të Zotit, kah fundi i nëntorit ose në dhjetor, do të mbahen zgjedhjet në parti”, ka deklaruar Kryeziu.

Më Shumë

Tërhiqet nga boksi Amarildo Bakaj në moshën 26-vjeçare

Boksieri i njohur shqiptar, Amarildo Bakaj, ka tronditur opinionin sportiv duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare. Përmes një reagimi prekës në...

Blenita Krasniqi zgjidhet kryetare e Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Rahovec

Në një atmosferë entuziaste dhe demokratike, është mbajtur kuvendi zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës, dega në Rahovec, me pjesëmarrje të gjerë...

Lajmet e Fundit