Kosova U18 kampione e Evropës në IHF Trophy

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka triumfuar në IHF Trophy për zonën evropiane, duke siguruar kualifikimin në fazën ndërkontinentale, ku do të luftojë për një biletë në Kampionatin Botëror, përcjell PrizrenPress.

Federata e Hendbollit të Kosovës ka shprehur krenarinë për këtë sukses historik.

“Gjenerata që po na bën krenarë. Pas suksesit në Evropian, triumfojmë në IHF Trophy për zonën evropiane, falë sakrificës e luftës për çdo top. Na pret faza ndërkontinentale në rrugën drejt Botërorit të radhës”.

Kosova tani synon të vazhdojë këtë rrugëtim të suksesshëm drejt fazës ndërkontinentale, duke kërkuar mundësinë për të arritur në Kampionatin Botëror të hendbollit./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Hapet aplikimi për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Murati jep detaje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat. Në njoftim është bërë me...

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit