9.3 C
Prizren
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Zjarri në një fabrikë në Rahovec, Bytyqi: Dëmi është shumë i madh

Një fabrikë është përfshirë nga zjarri në fshatin Bellacerkë në Rahovec të martën në mëngjes. E të parët që intervenuan zjarrfikësit. I lënduar nga ky zjarr mbeti një person. E në vendin e ngjarjes dolën edhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Shkrumb e hi ishte bërë pothuajse e gjithë fabrika e plastikës në Rahovec.Mëngjesin e së martës, gjithçka u kaplua nga zjarri.

Edhe pas disa orësh intervenim nga ana e zjarrfikësve, flakët ishte ende aty.

E me të pranuar informatën, ekipet emergjente të zjarrfikësve dolën menjëherë në teren.

“Kur kanë shkuar zjarrfikësit nuk ka pas zjarre vetëm në një pjesë por ka pas zjarr bukfalisht shumë. Më kanë thirre mua kur e kanë pa se çfarë zjarri, unë i kam angazhua edhe zjarrfikësit e tjerë. Katër kamionët që i kemi i kam nxjerr nga garazha. Kam kërkua ndihmë nga Malisheva, nga Gjakova, nga Prizreni domethënë jemi kanë të gjithë aktiv”, ka deklaruar komandanti i njësisë profesionale të zjarrfikësve në Rahovec, Sami Boshnjaku.

Ndërsa i lënduar nga ky zjarr mbeti një person, por është në gjendje stabile.

Rastin për televizionin e konfirmoi Sheremet Elezaj, zëdhënës i PK-së për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 05:50 të mëngjesit, një zjarr ka përfshirë një fabrikë për produkte plastike në fshatin Bellacerkë-Rahovec”, ka deklaruar policia.

E për të parë nga afër të gjithë ngjarjen, doli edhe drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Besmire Bytyqi.

“Kjo është një fabrikë e plastikës dhe sipas zjarrfikësve është shumë e zorshme të shuajnë zjarrin në tersi. Zjarri është lokalizuar tani nuk ka ku të shkojë, po e bëjnë punën e tyre për të lokalizuar sa më shumë që është e mundur. Dëmi siç po shihet është një dëme shumë i madh sipas personave zyrtarë që punojnë këtu, mirëpo ende nuk dihet edhe shkaku se nga ka ardhur  zjarri”.

Ndërkaq të dielën ishte përfshirë nga zjarri edhe një qendër tregtare në Suharekë.

 

Më Shumë

Dalin analizat: Uji është i pijshëm në Banjë të Malishevës

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë të ditur se pas përsëritjes së analizave të ujit të pijes në burimet e fshatit...

Prizreni dhe AZHR Jug bashkë për zhvillim ekonomik dhe mbështetje të bizneseve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (AZHR Jug). Marrëveshja synon implementimin...

Lajmet e Fundit