Projekti për ndërtimin e Qendrës multifunksionale në fokus të Ekzekutivit të Dragashit

Qeveria komunale e Dragashit ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë shqyrtuar disa çështje, përfshirë kërkesën për ndarjen e ngastrës për ndërtimin e Qendrës multifunksionale.

Sipas njoftimit të kësaj komune në kuadër të rendit të ditës të takimit të udhëhequr nga kryetari Bexhet Xheladini janë “shqyrtuar mundësitë dhe rrugët ligjore për ndarjen e një parcele për ndërtimin e Qendrës multifunksionale, projekt ky që do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, raporton Telegrafi.

Tutje theksohet se të gjitha drejtoritë dhe zyrat përgjegjëse janë obliguar që deri në fund të janarit të raportojnë për nivelin e zbatimit të Planit komunal të Integritetit, përfshirë veprimet e ndërmarra, nivelin e realizimit të tyre, vështirësitë dhe rekomandimet.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për zotimin e mjeteve për paga, ku nga zyrtarët përgjegjës të personelit dhe financave është kërkuar që ti bëjnë përgatitjet dhe azhurnimin e planeve respektivisht zotimin e mjeteve sipas ndryshimeve ligjore, raporton Telegrafi.

Krahas kësaj nga drejtorët komunalë është kërkuar që ti përgatisin raportet e punës për vitin 2024 dhe planet e punës për vitin 2025, të cilat do të prezantohen në mbledhjen e dytë Kuvendit të Komunës, që pritet të mbahet në fund të muajit shkurt. /Telegrafi/

 

Marketing

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit