13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

DokuFest fton të rinjtë në kampin e katërt ndërkulturor “Stories We Tell”

DokuFest hap aplikimet për kampin e katërt të “Stories We Tell”, një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Sipas njoftimit, ky kamp, i mbështetur nga iniciativa SMART Balkans dhe i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, është një mundësi për të eksploruar artin e tregimit të historive, duke përdorur fuqinë e tij për të sfiduar stereotipet shoqërore dhe për të promovuar mirëkuptimin mes kulturave të ndryshme.

“Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen në një përvojë që mund të ndryshojë mënyrën se si shohin dhe kuptojnë njëri-tjetrin, duke përdorur tregimin si një mjet për ndryshim dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Dokufest-it, përcjell PrizrenPress.

Tutje sqaron se gjatë këtij kampi, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi praktike dhe krijuese përmes punëtorive, leksioneve dhe aktiviteteve kulturore, të cilat do të ndihmojnë të forcojnë njohuritë e tyre mbi artin e tregimit dhe të krijojnë një hapsirë ku ndajnë historitë e tyre.

Kampi do të zhvillohet nga 18 deri më 23 shkurt 2025, dhe DokuFest do të mbulojë plotësisht shpenzimet për udhëtimin, akomodimin dhe ushqimin. Afati i fundit për aplikim është 10 shkurt 2025./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

A do t’ia prishë Rahoveci ecurinë Trepçës këtë fundjavë?

Kampioni në fuqi dhe lideri Trepça këtë fundjavë i shkon Rahovecit në kërkim të fitores së 19-të me radhë. Rahovecasit mund të hyjnë të frymëzuar...

Lajmet e Fundit