Nis hartimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal në Malishevë

Dje ka filluar punëtoria tre ditore e Grupit Lokal të Veprimit “Llapusha” në Malishevë, për finalizimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal.

Hartimin e kësaj strategjie e ka përshëndetur edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili e ka vlerësuar hartimin e këtij dokumenti me rëndësi për komunën.

“Është një dokument me rëndësi, pasi është pjesë e angazhimeve tona të përgjithshme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndihmon në hapat e mëtutjeshëm për hartimin e strategjive ekonomike dhe zhvillimore”, ka thënë Kastrati.

Enver Mazreku, nga GLV “Llapusha”, ka prezantuar rëndësinë e hartimit të këtij dokumenti, ndërsa draft-dokumentin e ka prezantuar ekspertja e fushës, Valdete Morina.

Punëtoria do të zgjasë tri ditë, ndërsa pjesëmarrësit në këtë punëtori, nga të gjitha fushat e jetës në Malishevë, do të japin komentet dhe mendimet e tyre, me qëllim të hartimit të një strategjie që ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Komunës së Malishevës./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit