18.3 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Ambasada e Turqisë reagon pas arrestimit të Fikrim Damkës, kërkon unitet dhe maturi

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të kryetarit të KDTP-së, Fikrim Damka.

Kjo ambasadë ka theksuar se me keqardhje ka mësuar lajmin se kryetari i partisë më të vjetër politike të turqve të Kosovës, KDTP, Fikrim Damka, është ndaluar në mbajtje pas një fjalosjeje.

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka uruar që Kosova ta ruaj stabilitetin e saj në kohë krizash në arenën ndërkombëtare.
“Në këtë periudhë të vështirë, ku në botë po ndodhin shumë kriza, është e një rëndësie të madhe që Kosova, si një vend miqësor, të ruajë stabilitetin e saj, ndërsa komuniteti turk në Kosovë të mbajë unitetin dhe maturinë. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës”, thuhet në këtë njoftim, raporton Telegrafi.

Kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka dhe nipi i tij, F.D. janë arrestuar të dielën mbrëma me dyshimin për sulm dhe kanosje dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) publikisht ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka për sulm fizik ndaj një kandidateje për deputete nga radhët e YTHP-së.

Sipas kësaj partie rasti ka ndodhur në parkun në lagjen Kurrillë. /Telegrafi/

Më Shumë

Bashkimi e nis kampionatin në Gjakovë kundër Vëllaznimit

Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi, do ta nis edicionin e ri të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll me një përballje të zjarrtë ndaj rivalit...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore me ç’rast...

Lajmet e Fundit