Vashat e Bashkimit fitojnë Kupën

KBF Bashkimi ka triumfuar përsëri në Kupën e Kosovës, duke fituar në finale ndaj KBF Prishtina me rezultat 73:64. Ky është trofeu i tetë radhazi për skuadrën prizrenase, duke dëshmuar edhe një herë dominimin e tyre në basketbollin kosovar, raporton PrizrenPress.

Ceremonia zyrtare u hap me ndarjen e mirënjohjeve për zyrtarët e ndeshjes, të cilat u dorëzuan nga Valdet Spahija. Medaljet e arta për KBF Bashkimi dhe ato të argjendta për KBF Prishtina u ndanë nga anëtarja e bordit të FBK-së, Linda Shala, dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

MVP-ja e finales u shpall Adrienne Godbold për paraqitjen e saj të shkëlqyer. Ndërsa trofeun e madh e dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, dhe e pranoi kapitenja e Bashkimit, Aulona Muhadri./PrizrenPress.com/

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me...

Lajmet e Fundit