Komuna e Prizrenit ndërhyn për pastrimin e mbeturinave në lagjen “Jeta e Re”

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka ndërmarrë veprime për pastrimin e mbeturinave përgjatë rrugës “Tahir Gashi” në lagjen “Jeta e Re”, si rrjedhojë e shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e kësaj lagjeje.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj, ka njoftuar se pas sinjalizimit nga kryetari i bashkësisë lokale “Jeta e Re”, Shkumbin Bytyqi, në koordinim me ndërmarrjen publike “Ekoregjioni” është realizuar aksioni për pastrimin e zonës nga mbeturinat, të cilat janë hedhur në mënyrë të pakontrolluar.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina vend e pavend, sepse shumë shpejt do të pasojnë gjoba, të cilat nuk janë të vogla”, ka deklaruar Lamaj.

Kjo ndërhyrje e Komunës ka ardhur pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e lagjes, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale patën shprehur indinjatën për ndotjen e trotuarit në rrugën “Tahir Gashi”.

Përfaqësuesit e lagjes “Jeta e Re” në Prizren kërkojnë pastrimin e mbeturinave dhe më shumë përgjegjësi qytetare

Përfaqësuesit e lagjes kanë bërë thirrje për më shumë kujdes dhe përgjegjësi qytetare në mbrojtjen e mjedisit.

Ngjashëm është shprehur edhe drejtori Lamaj. “Ta ruajmë mjedisin ku jetojmë!”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Marketing


Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit