9.4 C
Prizren
E martë, 6 Janar, 2026

EC Ma Ndryshe njofton nxënësit e disa shkollave të Prizrenit me vlerat e zejeve tradicionale

Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” në kuadër të përpjekjeve për të ruajtur dhe promovuar zejet tradicionale të Prizrenit ka realizuar një seri diskutimesh në shkollat e Komunës së Prizrenit.

Sipas njoftimit, nxënësit e ShFMU “26 Marsi”, ShFMU “Fatmir Berisha”, ShFMU “Fadil Hisari” dhe ShMU “Gani Saramati”, kanë pasur rastin që të njihen me vlerat e zejeve që janë ende aktive në këtë komunë.

“Përmes dokumentarëve të shkurtër, nxënësit kanë dëgjuar rrëfimet autentike të zejtarëve prizrenas, të cilët kanë ndarë përvojat e tyre, pasionin për profesionet e trashëguara dhe sfidat me të cilat përballen sot. Këto tregime të sinqerta janë shoqëruar me diskutime të hapura, ku nxënësit kanë shprehur mendimet dhe idetë e tyre për temën, ndërkohë që është vlerësuar edhe rëndësia e këtyre zejeve për shoqërinë dhe trashëgiminë kulturore”, thuhet në njoftimin e “EC Ma Ndryshe”.

Aty theksohet se aktiviteti ka nxitur diskutime të gjalla mbi vlerën e ruajtjes së zejeve, sfidat e modernizimit dhe mundësitë për përshtatjen e tyre në tregun aktual, me ç’rast edhe nxënësit kanë shprehur interesim për të mësuar më shumë rreth këtyre profesioneve dhe mundësive që ato ofrojnë për të ardhmen.

“Ky aktivitet ka për qëllim që të informojë dhe të nxisë kureshtjen e nxënësve për zanatet e vjetra që dikur ishin shtylla kryesore e ekonomisë dhe kulturës së qytetit, dhe janë pjesë e pandashme e trashëgimisë dhe identitetit kulturor të Prizrenit”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Aktiviteti në fjalë është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore për zhvillim të qëndrueshëm në Prizren”, që mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit.

Marketing


Më Shumë

Incidenti tragjik në Prizren ku vdiq fëmija njëvjeçar, policia thotë se shtëpia u përfshi nga zjarri në “rrethana të panjohura”

Një fëmijë i moshës rreth njëvjeçare vdiq dje në një shtëpi në Prizren që u përfshi nga zjarri. Ndërkaq, dy fëmijët tjerë u shpëtuan dhe...

Tragjedia në Prizren, dëshmitari: E theva derën, por s’arritëm ta shpëtojmë fëmijën (VIDEO)

Një fëmijë i moshës 1 vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi sot në Prizren.   Rreth ngjarjes tragjike...

Lajmet e Fundit