16.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Siguria në shkolla dhe trafikun rrugor në fokus të takimit lokal në Suharekë

Në takimin e fundit të koordinimit lokal për sigurinë në Suharekë ndër çështjet kryesore të diskutuara kanë qenë siguria në shkolla dhe menaxhimi i trafikut rrugor.

Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës me qëllim që të ulet numri i shkeljeve dhe aksidenteve, do të ketë shtim të pranisë së policisë në trafikun rrugor.

“Po ashtu, u bë apel për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave dhe shenjave të komunikacionit si masë thelbësore për parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj, ka bërë të ditur se gjatë periudhës raportuese dy javore janë regjistruar 449 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.

 

Nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka ka vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të siguruar një mjedis më të qetë dhe më të sigurt për qytetarët.

Afrim Sylaj nga Policia e Kosovës ka theksuar se situata e përgjithshme është e qetë, dhe se krahas gjobave për kundërvajtjet në trafik janë lëshuar edhe 28 urdhëresa nga gjykatat.

Më Shumë

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Lajmet e Fundit