7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Shoqata “Esnaf” vazhdon traditën e bamirësisë gjatë Ramazanit, organizon iftare të përbashkëta në Prizren

Shoqata e biznesmenëve dhe afaristëve “Esnaf” në Prizren edhe sivjet do të vazhdojë praktikën e organizimit të iftarit të përbashkët me komunitetin përgjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Sipas njoftimit të shoqatës, sofra e iftarit do të shtrohet për 100 persona në tendën përkatëse tek Gjashtë Krojet në Prizren.

“Në muajin e mëshirës dhe solidaritetit, gjatë muajit të Ramazanit, shoqata ‘Esnaf’ organizon iftar me popullatën. Çdo ditë të Ramazanit, në vendin Topokli tek 6 çeshmet, përballë Lidhjes së Prizrenit do të servohet iftar për 100 persona. Me sofër modeste por zemër të hapur, ju mirëpresim”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

Kryetari i shoqatës ‘Esnaf’, Varis Xhejlani ka theksuar se të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur në sofrën e iftarit për të përforcuar ndjenjën e solidaritetit dhe miqësisë.

“Ashtu sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit do të organizojmë iftar me popullatën gjatë muajit të Ramazanit, për të kultivuar ndjenjën e unitetit dhe solidaritetit, duke forcuar lidhjet mes njerëzve”, ka thënë Xhejlani.

Prej shumë vitesh, “Esnaf”, organizon edhe iftarin tradicional në mesin e muajit të Ramazanit. Në vitet e fundit ky iftar realizohet me produkte vendore.

Marketing

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/626637926787976

 

Më Shumë

I dënuari nga Suhareka gjendet pa shenja jete në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar mbrëmjen e së premtes brenda Burgut të Sigurisë së Lartë (BSL) në Gërdoc të Podujevës, ku...

Policia në Prizren thotë se në vitin 2025 veprat penale shënuan ulje prej 2.7%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2025, aty ku thuhet se është shënuar një ulje prej...

Lajmet e Fundit