Një i mitur dyshohet se është lënduar aksidentalisht të shtunën në Pagarushë të Malishevës me armën e axhës së tij.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar. Rasti është proceduar si “armëmbajtje pa leje”.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, është njoftuar nga Policia e Kosovës.