9.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Kuvendi i Dragashit përkujton Epopenë e UÇK-së dhe sakrificën për liri

Në kuadër të agjendës për shënimin e Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Komunës së Dragashit ka mbajtur seancë solemne, ku krahas kuvendarëve e zyrtarëve të Ekzekutivit kanë marrë pjesë edhe mysafirë të tjerë.

Sipas njoftimit të Komunës, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të veteranëve dhe invalidëve të luftës, përfaqësues të institucioneve të sigurisë, institucioneve fetare, arsimore, partive politike, media dhe qytetarë.

Kryesuesja Arijeta Qafleshi Skeraj, sipas njoftimit, ka deklaruar se asnjëherë nuk do të mungojë nderimi, mirënjohja dhe përulja para veprës dhe sakrificës heroike të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari. Sipas saj, me nder dhe respekt në këto ditë kujtohen edhe të gjithë ushtarët dhe dëshmorët e rënë për idealet e lirisë dhe pavarësisë, si dhe të gjithë veteranët e luftës.

Ndërsa kryetari Bexhet Xheladini ka vlerësuar se Epopeja e UÇK-së shënon kulmin e heroizmit dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri.

“Familja Jashari, në krye me Adem Jasharin, u bënë sinonim të rezistencës dhe të luftës heroike, dhe emri i tyre do të jetë përherë në kujtesën e çdo shqiptari”, ka thënë Xheladini, raporton Telegrafi.

Sipas njoftimit, para të pranishmëve kanë folur edhe sekretari i OVL të UÇK-së, Salih Shala, si dhe nënkryetari i Komunës nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilovi?.

Më Shumë

Bashkimi fiton bindshëm ndaj United-it

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 56:83 ndaj United Basketball. Pas një fillimi të balancuar, Bashkimi arriti të marrë kontrollin e lojës dhe të krijojë...

Vetura godet një 82-vjeçar pranë spitalit në Prizren – kjo është gjendja e tij

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor i moshës 82-vjeçare, saktësisht në...

Lajmet e Fundit