5.5 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim të dyshuarit që grisi Kuranin në Prizren

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit I.P., i cili më 3 mars në Prizren dyshohet se ka grisur librin e shenjtë të fesë islame – Kuranin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri akuzohet për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit midis grupeve fetare.

Në vendim thuhet se provat e siguruara nga Policia dhe Prokuroria Speciale tregojnë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:10, në afërsi të teqesë Halveti në Prizren.

“I njëjti kishte marrë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, të cilin e kishte grisur. Copëzat e librit të shpërndara në rrugë u vërejtën nga qytetarët, të cilët njoftuan Policinë. Kjo ngjarje shkaktoi zemërim të madh te komuniteti islam dhe rrezikoi harmoninë ndërfetare, duke kërcënuar qetësinë publike”, thuhet në vendim.

Bazuar në këto rrethana, I.P. dyshohet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” sipas nenit 141 të Kodit Penal.

Ai u arrestua më 4 mars me vendim të Prokurorisë Speciale.

Më Shumë

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Lajmet e Fundit