Bashkimi përforcohet me kampionen Brooque Williams

Skuadra e femrave të Bashkimit ka siguruar një goditje të madhe në merkato duke nënshkruar me Brooque Williams, një basketbolliste amerikane me një karrierë të pasur në basketbollin evropian.

Williams vjen në Prizren pas një sezoni të suksesshëm me Olympiacosin, ku fitoi titullin kampion në Greqi. Gjatë karrierës së saj, ajo ka luajtur në disa nga ligat më të forta të Evropës, përfshirë Francën, Italinë, Spanjën, Turqinë, Izraelin dhe Greqinë, duke u shquar si një lojtare e gjithanshme dhe lidere në parket.

Lajmin për afrimin e saj e ka konfirmuar vetë klubi KBF Bashkimi, duke e mirëpritur me fjalët:

“Një kampione, bashkohet me ekipin kampion. Brooque Williams është lojtarja më e re e ekipit tonë deri në fund të sezonit. Williams ka përvojë të madhe në Evropë, ku ka luajtur me sukses në Francë, Itali, Spanjë, Turqi, Izrael e Greqi, do të jetë forcë shtesë për ne. Sezonin e fundit, ajo fitoi titullin e kampionit në Greqi me Olympiacosin. Mirë se vjen, Brooque në familjen ‘portokall e zi’ të Bashkimit! Welcome Brooque!”

Ky përforcim i jep Bashkimit një armë të fuqishme në garën për trofetë e këtij sezoni, duke rritur ambiciet e ekipit për sukses në skenën e basketbollit kosovar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit