6.6 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Drejtoria e Spitalit në Prizren nderon gratë – Shpërndan lule për të gjitha punonjëset në 8 Mars

Drejtoria e Spitalit në Prizren ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke nderuar të gjitha punonjëset e spitalit me një lule të freskët, si shenjë respekti dhe falënderimi. Lulet janë dhuruar nga Dr. Hasan Arzuallxhiu, drejtor mjekësor, dhe BSc. Rrahim Selmani, drejtori i infermierisë.

Gjatë ndarjes së luleve, drejtori mjekësor dhe drejtori i infermierisë theksuan se ky veprim është një shenjë falënderimi dhe vlerësimi për punën, angazhimin, kontributin dhe përkushtimin e grave, si në ambientin e punës, ashtu edhe në shoqëri dhe familje. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm për mbështetje dhe njohje të rolit të gruas në shoqëri.

8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas është një ngjarje me rëndësi historike, që u kremtua për herë të parë në vitin 1910. Kjo ditë shërben për të nderuar gratë dhe për të kujtuar ngjarje historike që kanë shënuar luftën për barazi dhe drejtësi për gratë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi sot udhëton drejt kryeqytetit, e pret Bora

Dita e dytë e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll hapet sonte me përballjen mes Borës dhe Bashkimit, që zhvillohet në...

Shoqata “Esnaf” organizon iftare për familjet në nevojë gjatë Ramazanit

Në Prizren, shoqata “Esnaf” ka nisur edhe këtë vit organizimin tradicional të iftareve për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit. Kryetari i shoqatës, Varis...

Lajmet e Fundit