13.8 C
Prizren
E diel, 9 Mars, 2025

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Prizreni marshon për barazi, drejtësi dhe siguri

Ky marsh është realizuar të shtunën mbrëma, me pikënisjen nga sheshi Shadërvan, deri në Shtëpinë e Bardhë.

Aktivistja Arzu Çukiçi ka lexuar deklaratën në emër të qytetareve dhe qytetarëve të Prizrenit, raporton Telegrafi.

“Duke pasur parasysh pozitën jo të favorshme të grupeve të margjinalizuara në shoqëri, sidomos të vajzave dhe grave, sot ne qytetarët dhe qytetaret e Prizrenit, burra, gra, djem e vajza, marshojmë, për një jetë pa dhunë fizike, psikologjike, ekonomike e seksuale, pa shkelje të drejtave themelore të njeriut, pa ngacmime seksuale në rrugë e punë, për një jetë të dinjitetshme e të sigurt”, ka thënë ajo.

Sipas saj marshi ka për qëllim kundërshtimin e sistemit patriarkal.

“Rastet e dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje nuk janë raste të izoluara, por vazhdimësi e sistemit patriarkal, e përjetuar në përditshmëri. Për ta kundërshtuar këtë sistem, për ta kundërshtuar jetën e dhunshme dhe pabarazitë gjinore të përditshme, ne sot marshojmë, duke bërë thirrje për solidaritet, aktivizëm e angazhim të përditshëm për jetë më të dinjitetshme për gjithë vajzat e gratë kudo në Kosovë, por edhe në botë”, është shprehur Çukiçi, raporton Telegrafi.

Ka shtuar se aktivistet e aktivistët marshojnë për të kërkuar parandalim të dhunës me bazë gjinore, dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, duke insistuar për angazhim institucional të përgjegjshëm.

“Ne sot marshojmë për të kërkuar drejtësi për gjithë vajzat dhe gratë e vrara, të cilat janë viktima të femicidit në Kosovë: për Dianën, Zejnepen, Valbonën dhe vajzën e saj, Sabilen, Sebahaten, Lirijen, Marigonën, Liridonën, Donjetën, Antigonën, e të gjitha vajzat dhe gratë e vrara”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu ka theksuar se me 8 Mars marshohet për një të ardhme më të barabartë.

“8 Marsi nuk është ditë feste, kjo ditë edhe sivjet na gjen në rrugë duke kërkuar barazi, drejtësi e siguri në të gjitha sferat e jetës. Më 8 Mars marshohet në emër të vajzave dhe grave, për një të ardhme më të barabartë e më të jetueshme për gjithë vajzat e gratë”, ka thënë Çukiçi.

Pas kësaj deklarate, aktivistet dhe aktivistët, me nga një flakadan në dorë dhe me pankartat me porosi për barazi e drejtësi kanë marshuar nga Shatërvani deri tek Shtëpia e Bardhë, ku edhe është përmbyllur ky aktivitet tradicional. /Telegrafi/

Më Shumë

Temperaturat sot do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga °C...

Vrasje në tentativë në Prizren – i plagosuri jashtë rrezikut për jetë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi kishte shtënë me armë zjarri ndaj një tjetri për motive të panjohura. Viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në...

Lajmet e Fundit