-1.5 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Bashkimi fiton derbin e Prizrenit

Bashkimi fitoi derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 83:70 (27:20, 11:23, 31:5, 14:22), në kuadër të javës së 24-të të ProCredit Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, gjegjësisht tetë minutat e parë, derisa pranë shifrave 19:19, vendasit u shkëputën për të fituar këtë pjesë 27:20. Megjithatë, basketbollistët e Proton Cable Prizrenit u rikthyen shpejt për të përmbysur shifrat dhe rikthyen epërsinë në të mirë të tyre, për të shkuar në pushim me rezultat 38:43.

Por, Bashkimi tregoi fuqinë e tij në periodën e tretë, ku dominuan totalisht, 31:5, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 69:48. Pavarësisht se basketbollistët e Proton Cable Prizrenit u munduan në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi fitoi në fund, 83:70.

Dirk Williams kishte 22 pikë te vendasit, derisa Lejson Zeqiri shtoi 15 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa Mack Smith 17 pikë, ndërkohë që te Proton Cable Prizreni, Jordan Johnson kishte 28 pikë e shtatë kërcime.

Bashkimi ka 17 fitore e shtatë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni pesë fitore e 19 humbje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

KQZ-ja merr vendim: Do të rinumërohen të gjitha votat në Kosovë, shkarkohen përfaqësuesit e të gjitha partive në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të rinumërohen të gjitha votat në 28 komuna të Kosovës. Kjo pas dallavereve të evidentuara në disa komuna. Gjithashtu, KQZ-ja...

Kanosi dhe sulmoi qytetarin, i dyshuari në Prizren kapet me pushkë dhe pistoletë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte kanosur dhe sulmuar një tjetër qytetar, duke prezantuar gjatë incidentit një pistoletë. Rasti ka ndodhur në fshatin...

Lajmet e Fundit