Në një aksion policor në Rahovec arrestohen dy të dënuar nga gjykatat

Njësiti për Ndërlidhje me Gjykata, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Stacionit Policor në Rahovec, ka realizuar me sukses një plan taktik për arrestimin e personave në arrati, të dënuar me burg nga organet gjyqësore në Kosovë.

“Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan dy persona të shpallur në kërkim. I dyshuari E. S., i dënuar për veprën penale “Sulm”, me një dënim prej 1 viti e 10 muajve burgim, u lokalizua dhe u arrestua në vendbanimin e tij, në Rahovec. Ndërsa i dyshuari L. K., i dënuar për veprat penale “Falsifikimi i parave” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, me një dënim prej 10 muajve burgim, u arrestua në fshatin Xerxë. Dy të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim të policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dënuar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit