Komuna e Prizrenit kujton të rënët nga protestat e 28 marsit të vitit 1989

Komuna e Prizrenit ka përkujtuar protestat e 28 marsit të vitit 1989, në përvjetorin e tyre.

Në një postim në Facebook thuhet se një delegacion nga komuna në krye me nënkryetarin Kujtim Gashi, kujtuan dëshmorët e këtyre protestave.

“Me rastin e përvjetorit të demonstratave të 28 marsit 1989, nënkryetari Kujtim Gashi, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, me përulje dhe respekt kujtuan dhe nderuan sot dëshmorët e kësaj dite historike në Zhur – Xhemshit, Xhylbehar dhe Hajrim Badallaj – të cilët u flijuan për të drejtën, lirinë dhe dinjitetin kombëtar”.

“Sakrifica e dëshmorëve të 28 Marsit ishte pjesë e një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë, i cili kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Çdo hap drejt lirisë u shënua me gjak dhe sakrificë, me përkushtim dhe vendosmëri të popullit tonë, i cili kurrë nuk u dorëzua përballë padrejtësisë”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Lajmet e Fundit