Në Retijë u përkujtuan dëshmorët dhe martirët e lirisë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar sot dëshmorët dhe martirët e fshatit Retijë, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në këtë ngjarje solemne, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë, u nderuan 3 dëshmorët, 17 martirët dhe 2 të zhdukurit nga ky fshat, të cilët me sakrificën e tyre u bënë gurthemel i lirisë së Kosovës.

“Në Retijë, dhimbja dhe krenaria bashkohen në kujtim të atyre që ranë për lirinë e Kosovës”, tha Latifi.

Ai theksoi gjithashtu se “Serbia fashiste përdori taktikat e saj mizore, duke vrarë, masakruar dhe dëbuar të gjithë: pleq e të rinj, gra e fëmijë, pa kursyer askënd”.

Latifi shprehu nderimin e thellë për ata që dhanë jetën.

“Sakrificat e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë dhe do të mbeten përherë në kujtesën e popullit tonë.”, shtoi ai./PrizrenPress.com

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit