26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Malisheva nderon tre qytetarët e zhdukur në masakrën e Kralanit: Kërkohet drejtësi për të pagjeturit

Sot në Malishevë u mbajt një mbledhje komemorative në nderim të Sabedin Kryeziut, Vehbi Halilajt dhe Mentor Kryeziut, tre qytetarëve të kësaj komune, të cilët u zhdukën më 4 prill 1999 në masakrën e Kralanit dhe u identifikuan së fundmi pas analizës së ADN-së.

Ceremonia u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, duke mbledhur familjarë, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, shoqata të personave të zhdukur dhe të dala nga lufta e UÇK-së, Policinë e Kosovës, klerin fetar dhe qytetarë të shumtë, përcjell PrizrenPress.

Në fjalën e tij, kryetari Kastrati theksoi dhimbjen e thellë dhe plagën e hapur të të pagjeturve, duke u shprehur: “Në vigjilje të 26-vjetorit të çlirimit, ne ende përballemi me dhimbjen e të pagjeturve. Ju duhet të jeni krenarë për sakrificën e bijve tuaj dhe për durimin që keni treguar për 26 vite”.

Ai gjithashtu kërkoi drejtësi për të gjitha krimet e kryera dhe ndriçimin e fatit të të pagjeturve.

Këshilltari i presidentes së Kosovës, Ismet Krasniqi, nënvizoi se kërkimi për drejtësi nuk do të ndalet: “Kjo është pjesë e historisë dhe sakrificës sonë për liri. Janë pritje të gjata, por ne nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi”.

Ndërkohë, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Argjend Thaçi, e cilësoi këtë dhimbje si pjesë të historisë kombëtare, duke dënuar përpjekjet e shtetit serb për të fshehur krimet e tij.

Në këtë ceremoni, Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, theksoi se lufta për zbardhjen e fatit të të pagjeturve vazhdon: “Edhe sot, pas 26 vitesh, përballemi me kriminelët që jo vetëm vranë, por edhe zhdukën trupat e të vrarëve”.

Në emër të familjarëve dhe shoqatës “Kujtesa”, Hysen Kryeziu kujtoi përpjekjet e vazhdueshme për gjetjen e personave të zhdukur, duke bërë thirrje për më shumë angazhim institucional. Sipas tij, në Malishevë gjatë luftës u zhdukën 85 persona, nga të cilët 38 ende mbeten të pagjetur.

Në përfundim të ceremonisë, familjarët falënderuan të gjithë të pranishmit për mbështetjen dhe nderimin e bërë për të afërmit e tyre.

Ceremonia e varrimit të Mentor Kryeziut dhe Vehbi Halilajt do të mbahet nesër, më 4 prill, në Llapçevë dhe Bubavec, ndërsa Sabedin Kryeziu është varrosur më herët./PrizrenPress.com

Më Shumë

Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin, dështon transferimi

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin. Klankosova.tv merr vesh që futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane, nuk e ka kompletuar kalimin nga...

Zafir Berisha prezanton iniciativën politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” – gati për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, prezantoi zyrtarisht iniciativën qytetare politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” (BDP), e cila do të garojë në zgjedhjet lokale...

Lajmet e Fundit