Sveçla ka reaguar pas lirimit të dy serbëve të arrestuar në Prizren

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas lirimit të dy serbëve që u arrestuan të dielën në Prizren, e për të cilët u tha se ishin oficerë aktiv të shërbimeve të sigurisë serbe.

Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se forca e ligjit dhe e drejtësisë në këtë rast nuk ka pasur peshë.

“Nuk di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona sepse siç duket qartë forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla njëherësh ka postuar edhe qëndrimin e ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me lirimin e dy të arrestuarve, sot.

“Në Prizren 10 prej 12 u liruan që atë ditë sepse nuk kishte kërkesë për paraburgim, ndërkohë sot qenkan liruar edhe dy. Pra, pavarësisht provave të bollshme për t’i dërguar në paraburgim dhe hetim të mëtutjeshëm”, ka shkruar pos tjerash Haxhiu.

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Lajmet e Fundit