14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Kurti: Te varret e dëshmorëve kujtojmë lavdinë e UÇK-së dhe çmimin e lirisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mëngjesin e sotëm, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, në 26-vjetorin e betejës së lavdishme të Koshares.

“Ne vijmë këtu te varret e dëshmorëve që t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme është lufta e UÇK-së dhe sa i madh çmimi i lirisë që e gëzojmë, të shtetit të cilin po e ndërtojmë së bashku”, u shpreh kryeministri pas homazheve.

Ai theksoi se 26 vjet më parë, me betejën e lavdishme të Koshares, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftëtarë nga pothuajse të gjitha njësitet e zonave operative të saj e shembi kufirin që ndante shqiptarët, që ndante Kosovën nga Shqipëria e që ishte i vjetër që nga viti 1913, respektivisht nga vitit 1918.

“Nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë 114 luftëtarë, me në krye komandantin Agim Ramadani – Katana dhe Sali Çekun, por gjithashtu kishim edhe mbi 400 të plagosur. U vranë së paku 108 ushtarë e oficerë të ushtrisë agresore e okupatore serbe. Përveç kësaj është e rëndësishme të theksohet që në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishim vullnetarë nga Franca e Algjeria, nga Italia, Suedia e Britania, ndërkaq në radhët e ushtrisë së Serbisë kishte mercenarë nga Rusia”, deklaroi më tej Kurti.

Ndërkaq i pyetur nga gazetarët për refuzimin që i bëri Lumir Abdixhiku ftesës së tij për takim dhe nëse do të ketë ndonjë ftesë për partitë tjera, Kurti nuk ka dhënë asnjë koment./RTKlive

Më Shumë

Zjarr i madh në Prizren, shpërthen në rrugën “Janina”

Në orët e mbrëmjes të së premtes, është raportuar për një zjarr të madh në Prizren. Sipas raportimeve të para, zjarri ka shpërthyer në...

Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni në Prizren, dyshohen për falsifikim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar për ndalimin e katër punëtorëve, instruktorë të poligonit të Drenit në Prizren, të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim...

Lajmet e Fundit