2.3 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Krusha e Madhe ndez flakadanët e kujtesës për 64 të pagjetur – Plaga e Kosovës që ende kullon gjak

Me homazhe, ndezje të flakadanëve dhe vizitë në Muzeun e Masakrës, sonte në kompleksin përkujtimor të dëshmorëve dhe martirëve në Krushë të Madhe, u shënua 27 Prilli – Dita Kombëtare e të Zhdukurve me Dhunë, raporton PrizrenPress.

Në këtë ceremoni përkujtimore, u nderuan 64 persona nga Krusha e Madhe që ende konsiderohen të zhdukur. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, rikujtoi se në të gjithë komunën janë 107 persona të pagjetur, ndërsa në nivel vendi ende figurojnë 1588 të zhdukur, përfshirë edhe intelektualin dhe atdhetarin e shquar, profesor Ukshin Hoti.

“26 vjet më pas, fatkeqësisht, si çdoherë, kërkojmë me ngulm nga të gjitha institucionet, posaçërisht nga ato ndërkombëtare, që të bëjnë presionin e nevojshëm mbi Beogradin zyrtar dhe t’i japin fund ankthit dhe makthit të familjeve të të pagjeturve”, tha Latifi.

Ai theksoi se të zhdukurit me dhunë nga forcat shtetërore serbe janë dhimbja dhe plaga e hapur e Republikës së Kosovës, e cila edhe pas dy dekadash vazhdon të kullon gjak./PrizrenPress.com

Më Shumë

AAK-ja mori 2,087 vota në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë gjithsej 2,087 vota në komunën e Prizrenit, që përbëjnë 2.93 për qind të votave, në zgjedhjet...

Nora Gjakova i jep fund karrierës sportive

Xhudistja legjendare kosovare, Nora Gjakova, ka njoftuar sot zyrtarisht përfundimin e karrierës së saj sportive, duke mbyllur një nga kapitujt më të suksesshëm në...

Lajmet e Fundit