8.1 C
Prizren
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Studentët e Fakultetit Juridik në Prizren diskutojnë për sfidat e qasjes në drejtësi

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren kanë pasur rastin që të diskutojnë me gjyqtarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe ligjërues të drejtësisë, në kuadër të diskutimit me temën “Avancimi i Qasjes në Drejtësi – Sfidat dhe Rëndësia”.

Aktiviteti është organizuar nga Lëvizja FOL në kuadër të projektit “Ngritja e vetëdijes dhe besimit të qytetarëve në institucionet e sistemit të drejtësisë”, në partneritet me Qendra për Studime të Avancuara FIT dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të Lëvizjes FOL panelistë kanë qenë Lavdim Makshana, gjyqtar nga Gjykata Themelore në Prizren, Tringa Kasemi nga Qendra për Barazi dhe Drejtësi dhe Dardan Vuniqi ligjërues në Fakultetin Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti”.

“Ky diskutim synoi të thellojë debatin publik mbi sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët. Gjatë ngjarjes, u prezantua “Udhëzuesin Praktik për Qasjen në Drejtësi”, dokument i cili ka për qëllim të fuqizojë qytetarët me njohuri ligjore dhe t’i orientojë ata në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes FOL, raporton Telegrafi.

Ky aktivitet, sipas njoftimit, është pjesë e fushatës “Qasja në Drejtësi”, e cila do të vijojë edhe në komunat tjera për ti afruar qytetarët më pranë institucioneve dhe diskutimeve mbi qasjen në drejtësi. /Telegrafi/

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën `Orkidea` në Prizren në Ditën e Turqve të Kosovës

Me rastin e Ditës së Turqve në Kosovë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot ekspozitën e shoqatës së grave...

“Komedia e Zezë” ngjitet në skenën e Prizrenit – Teatri “Bekim Fehmiu” nis provat për premierën e qershorit

Në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Komedia e Zezë” të autorit britanik Peter Shaffer....

Lajmet e Fundit