1.3 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Trepça në finale

Trepça është skuadra e parë finaliste e “Play-off”-it të ProCredit Superligës.

Mitrovicasit fituan në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës 80:84 (18:29, 27:19, 9:10, 26:26) dhe me serinë 3:1 në gjysmëfinale u kualifikuan në finale, raporton PrizrenPress.

Sfida në Prishtina ka qenë e jashtëzakonshme, me atmosferë të bukur sportive dhe në parket, që u vendos në fund. Ndeshja nisi shumë më mirë për mysafirët, që e fituan çerekun e parë 18:29, derisa u kundërpërgjigjën vendasit në periudhën e dytë, 27:19, për të shkuar në pushim me shifrat 45:48.

Lojë interesante ishte në pjesën e dytë dhe e luftuar, por mitrovicasit u shkëputën në fund dhe përkundër tentimeve nga bardhekaltrit, Trepça fitoi 80:84.

Te Sigal Prishtina u dallua Rashid Mahalbashiq me 11 pikë e tetë kërcime, ndërsa te Trepça u dalluan Michael Myers me 17 pikë e 15 kërcime dhe Tekele Cotton me 18 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Trepça në finale e pret fituesin nga gjysmëfinalja tjetër Peja-Bashkimi. Rezultati momental është 2:1 për prizrenasit, derisa të enjten zhvillohet ndeshja e katërt gjysmëfinale. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale./PrizrenPress.com

Më Shumë

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Ilir Morina nga Malësia e Vogël e Rahovecit

Në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Morina, nga Malësia e Vogël (Radostë) e Rahovecit. Lajmin për ndarjen e...

Vetim Ramadani emërohet nënkryetar i Komunës së Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar sot Vetim Ramadani në postin e nënkryetarit të Komunës. Kryetari Xheladini i uroi suksese Ramadani, duke...

Lajmet e Fundit