10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Rahoveci bën hapin e parë drejt finales së madhe

Rahoveci i është kthyer garës për titull të kampionit dhe fitoreve po ashtu.

Në gjysmëfinalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, të mërkurën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Prishtinën me rezultat 47:30, raporton PrizrenPress.

Tani “vreshtarëve” u duhet edhe një fitore për të kaluar në finale. Ndeshja e dytë është të shtunën në kryeqytet, ndërsa ndeshja e tretë eventuale do të luhet sërish në Rahovec.

Që në pjesën e parë rahovecasit krijuan epërsi bindëse, ndërsa kontrolluan lojën në pjesën e dytë.
Alban Haziri u dallua me tetë gola te Rahoveci. Shtatë i shënoi Granit Kadiri, ndërsa nga gjashtë i kishin Jeton Bislimi e Florian Rexha.

Te Prishtina, Oltion Beshiri i realizoi tetë gola. Gajshtë i shtoi Altin Cacaj e katër Albi Gjuka.
Rahoveci stinorin e rregullt e përfundoi në pozitën e parë, ndërsa kishte vetëm një barazim. Ndeshjet tjera i fitoi. Prishtina ishte e katërta./PrizrenPress.com

Më Shumë

Gjobitet i riu në Prizren, u filmua duke vozitur me 178 km/h në zonë 50 km/h

Një i ri në Prizren është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është identifikuar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihej...

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm...

Lajmet e Fundit