13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Bashkimi, një fitore larg finales

Gjysmëfinalja e dytë e “Play-off”-it të ProCredit Superligës në basketboll vazhdon me përballjen e zjarrtë mes Pejës dhe Bashkimit. Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, skuadra prizrenase është në avantazh 2:1 në seri dhe ndodhet vetëm një fitore larg finales së madhe, raporton PrizrenPress.

Portokallezinjtë e Bashkimit e nisën serinë fuqishëm, duke fituar ndeshjen e parë me rezultat bindës 81:61. Pas humbjes në ndeshjen e dytë në Pejë (84:79), ata reaguan me karakter në takimin e tretë, duke triumfuar pas vazhdimeve me shifrat 84:78.

Sot (e enjte) në ora 19:00, zhvillohet ndeshja e katërt në Pejë. Bashkimi kërkon të mbyllë serinë dhe të sigurojë biletën për finalen, ndërsa pejanët do të luftojnë për të barazuar në 2:2 dhe për ta çuar gjithçka në ndeshjen e pestë vendimtare.

Fituesi i kësaj serie do të përballet me Trepçën në finale, skuadër që tashmë ka eliminuar Sigal Prishtinën me rezultat të përgjithshëm 3:1 në gjysmëfinale./PrizrenPress.com

Më Shumë

Malisheva nderon Nysret Hotin për kontribut në arsimin shqip në mërgatë

Kryetari i Komunës së Malishevës ka ndarë mirënjohje për afaristin dhe mërgimtarin, njëherësh këshilltar komunal në Gründau të Gjermanisë, Nysret Hoti, për kontributin e...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Delirium

Lajmet e Fundit