I kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 41-vjeçari në Morinë

Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për disa vepra penale të rënda.

Shtetasi me iniciale H. L., banues në Deçan, është ndaluar pas kontrolleve të përforcuara të bazuara në analizën e riskut dhe inteligjencën policore, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës dhe Interpol Tiranën.

Gjatë kontrollit u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Interpol Vjena, me akuzat për “Vrasje të mbetur në tentativë”, “Plagosje të rëndë” dhe “Vjedhje”. Autoritetet austriake kishin shpallur 41-vjeçarin në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në disa ngjarje kriminale.

41-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi dhe aktualisht po vijojnë procedurat ligjore për dorëzimin e tij drejt Austrisë./Euronews Albania

Më Shumë

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Lajmet e Fundit