‘Koha’ nga Tuzi fiton çmimin e parë në festivalin ‘Anadrinia Jehon’

Festivalin e 24-të të folklorit “Anadrinia Jehon”, i mbajtur në fshatin Dejnë të Rahovecit, e mbylli me sukses organizimi i nivelit të lartë dhe pjesëmarrja e 15 grupeve artistike nga vise të ndryshme shqiptare. Këtë vit, çmimi i parë shkoi për Sh.K.A. “Koha” nga Tuzi, që ishte një prej performancave më të spikatura të këtij edicioni.

Sipas komunës, ky festival ka treguar edhe një herë forcën e traditave tona folklorike dhe bashkëpunimin mes grupeve nga të gjitha trevat shqiptare. Pjesëmarrësit kanë dhënë një performancë të shkëlqyer, duke e ngritur më tej nivelin e këtij festivali.

Në përfundim të edicionit, Sh.K.A. “Koha” u shpall fituesi i çmimit të parë, ndërsa Sh.K.A. “Malsori” nga Gjonaj dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” nga Gjilani morën çmimet e dyta dhe të treta, përkatësisht.

Pjesëmarrësit dhe organizatorët u nderuan gjithashtu me çmime dhe mirënjohje për kontributin e tyre të veçantë në zhvillimin e kulturës dhe traditave shqiptare./PrizrenPress.com

Më Shumë

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Dhjetë lidhje të paautorizuara zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit,...

Lajmet e Fundit