Drini i Bardhë ngjitet në Ligën e Dytë, kryetari i Prizrenit uron kampionët

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e klubit futbollistik “Drini i Bardhë” nga Hasi, i cili në sezonin 2024/2025 u shpall kampion i Ligës së Tretë dhe siguroi ngjitjen në Ligën e Dytë për sezonin 2025/2026, raporton PrizrenPress.

“Me këtë rast urova përzemërsisht drejtuesit dhe lojtarët e klubit, meqë kjo arritje është fryt i përkushtimit, punës së palodhshme dhe dashurisë për sportin. Mbesim të përkushtuar që mbështetja institucionale për klubin dhe sportin në përgjithësi të mos mungojë as në të ardhmen,” u shpreh Totaj.

Kjo ngjitje shënon një arritje historike për “Drinin e Bardhë”, duke qenë hera e parë që klubi siguron ngjitjen në Ligën e Dytë, një sukses i madh për sportin dhe komunitetin e Hasit. Ky rezultat reflekton pasionin, disiplinën dhe përkushtimin e të gjithë atyre që kontribuan për këtë fitore.

Më Shumë

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Lajmet e Fundit